Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
Ajo tha se me të ka folur për zhvillimet e fundit, si dhe i ka shprehur mirënjohje për “mbështetjen e fortë” të Mbretërisë së Bashkuar.
“Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjate”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Për takimin e Osmanit dhe Suynak, ka shkruar Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politike të Jashtme në Parlamentin britanik, përmes një postimi në Twitter, raporton RTKlive. “E kënaqur të shoh Rishi Sunak dhe Vjosa Osmanin të takohen në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar ajo.