Dendias: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedonia e Veriut duhet në mënyrë të plotë dhe konsekuente ta zbatojë Marrëveshjen e Prespës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në fjalimin e tij hyrës në Komisionin e përhershëm për mbrojtje nacionale dhe çështje të jashtme në Parlamentin grek, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke theksoi se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë por pret nga dy vendet fqinje “të bëjnë hapa përpara në çështjet e rëndësishme”.

“Lidhur me Maqedoninë e Veriut, për ne, çështja është plotësisht dhe në mënyrë konsekuente zbatim i Marrëveshjes së Prespës. Demokracia e Re që në kohën kur ishte në opozitë, ishte prononcuar për problemet që konsideron se ekzistojnë në tekstin e kësaj marrëveshje. Por, edhe atëherë kemi thënë qartë edhe (kryeministri aktual) Kirijakos Micotakis i i përsëriti qëndrimet, se pas hyrjes në fuqi (të marrëveshjes), vendi është absolutisht i detyruar ta respektojë. Dhe këtë e bën”, tha Dendias. 

Share This Article