Një transmetues i platformës së lojërave “Twitch” mbeti i habitur pasi ai doli drejtpërdrejt teksa filmonte veten duke rruar flokët për bamirësi.
Teksa rruante pjesën e sipërme të flokëve ai vuri re një gjurmë në kokën e tij që ishte formuar nga mbajtja për shumë vite e kufjeve të tij të lojërave.
Ai e bëri këtë gjest për të mbledhur para për organizatën bamirëse, Leukemia & Lymphoma Society.
Shikuesit që e ndoqën live dëshmuan tronditjen e Curtoss kur zbuloi se forma e kokës së tij kishte ndryshuar plotësisht për shkak të përdorimit të zgjatur të kufjeve.
Brenda pak sekondash, ai vuri re një pjesë si të çarë sipër kokës. “Shoku, unë kam një dhëmbëzim si këtu, këtu shkojnë kufjet e mia!” u tha ai shikuesve.
“Kam një vrimë kufje f***ing në kokë! Çfare dreqin?” “Gjithmonë kam menduar se janë vetëm flokët e mi,” shtoi ai.
Nuk kaloi shumë kohë që reagimi i Curtoss u bë viral në rrjetet sociale. Ai ndau një video të zbulimit të tij në mes të rruajtjes në TikTok të tij, ndërsa në Twitter, një video e deformimit të kokës së tij mori më shumë se 42 milionë shikime.