Provimi i gjuhës së huaj, Kushi zbulon përqindjen e kalueshmërisë dhe të 10-ave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, zbuloi se në provimin e gjuhës së huaj të Maturës së këtij viti, 24% e nxënësve kishin marrë notën 10, shifër tepër e kënaqshme për të.

Gjithashtu, ministrja tha se 96% e nxënësve kishin kaluar provimin, një tjetër shifër pozitive, sipas saj.

“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”, shkroi ministrja në Facebook.

“Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!”.

Provimi u zhvillua më 1 qershor dhe morën pjesë 30 mijë maturantë, ndërsa këtë të shtunë u publikuan edhe notat.

1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës.

Share This Article