Mali i Zi mban sot zgjedhje të parakohshme parlamentare, votime këto të cilat pritet të përcaktojnë nëse vendi i vogël, anëtar i NATO-s do të tejkalojë ndasitë e thella politike si dhe paqëndrueshmërinë që kanë penguar rrugëtimin e tij për t’iu bashkuar bllokut europian.
Të drejtë vote kanë rreth 542 mijë votues të cilëve do t’u duhet të zgjedhin mes 15 partive dhe koalicioneve që nga ato që janë pro perëndimore dhe deri tek ato që janë pro serbe dhe pro ruse.
Zgjedhjet e sotme do të jenë të parat në më shumë se 30 vite ku nuk do të jetë i përfshirë Milo Djukanovic, i cili që nga viti 2001 ka shërbyer si kryeministër dhe si president i vendit.
Djukanovic humbi zgjedhet presidenciale prillin e shkuar, dhe për momentin nuk ka vendosur të mos angazhohet në politikë.
Sondazhet dhe analistët parashikojnë se Lëvizja Europa tani, e drejtuar nga eksperti financiar Milojko Spajic dhe presidenti actual Jakov Milatovic, ka shumë gjasa të fitojë shumicën e votave por jo mjaftueshëm për të arritur të ketë një mazhorancë absolute në parlament.
Spajic, 37 vjeç, një ish ministër finance që në 2021 paraqiti reforma ekonomike ku u përfshi rritja e pagës mesatare, tashmë premton rritje të mëtejshme të pagave si dhe që shtatë orë punë në ditë në vend të tetë orëve që kohëzgjatja aktuale e ditë së punës.
“Jam shumë I interesuar të realizojë planin që iu kam paraqitur qytetarëve. Do të dorëhiqem nëse dështoj në përmbushjen e tij”, u shpreh Spajic, i cili mund të bëhet kryeministri i ri i vendit.
Partia Demokratike e Socialiste, e drejtuar dikur nga Gjykanovic, ka pësuar një rënie të mbështjes popullore pas tre dekadash që ka dominuar politikën e vendit.
Lideri i saj Danijel Zivkovic akuzon qeverinë aktuale për rrezikim të rrugëtimit europian të vendit dhe pranon zhbllokimin e tij nëse rikthehet në pushtet. Ish udhëheqësi Gjykanovic drejtoi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia në 2006 si dhe sfidoi Rusinë për t’iu bashkuar NATO-snë 2017-ën.
Një aleancë e dominuar nga parti që kërkonin lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë rrëzuan nga pushteti Partinë Demokratike të Socialisteve në zgjedhjet parlamentare t 2020-ës.
Aleanca e re që qeveris aktualisht vendin humbi një mocion mosbesimi vitin e shkuar, por megjithatë ka qenë në pushtet për shkak të ngërcit politik.
Nç zgjedhjet e së dielës merr pjesë edhe Koalicioni i Bashkuar për reforma pjesë e të cilit është edhe kryeministri në detyrë Dritan Abazovic, si dhe një koalcion pro rus dhe pro serb i quajtur për të ardhmen e Malit të Zi.
Abazovic, i cili pretendon se është një udhëheqës kundër mafias në vendin e goditur nga krimi dhe korrupsioni, gjithashtu ka premtuar disa hapa për përmirësimin e standardeve të jetesës.
“Kur të mposhtim mafian, do të ketë para për të gjithë, Do të krijojmë një fond drejtësie që do t’i kthejë paratë e vjedhura buxhetit të shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, është shprehur Abazovic së fundmi.
Fushata zgjedhore u trondit ndërkohë këtë javë nga akuzat e ndërsjellta mes Abazovic dhe liderit të partisë europan tani Spajic mbi atë që e cilësojnë si mbretin e kriptomonedhave, koreanin Do Kwon.
Ky i fundit u arrestua në muajin mars në Mal të Zi sëbashku me një tjetër koreano jugor për dhunim të tregut të kapitaleve.
Korea e Jugut dhe SHBA kanë kërkuar ekstradimin e tij nga Mali i Zi, ku ai po gjykohet për zotërim të një pasaporte të falsifikuar.
Abazovic ka pretenduar se Spajic ka patur kontakte të ngushta biznesi me Do Kwon. Ndërsa ky i fundit e ka quajtur akuzat e Abazovic të motivuara politik ishte ndërsa e ka akuzuar atë se ka abuzuar me institucionet e vendit.