Ambasadorët e nënshkruajnë Protokolin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorët e 29-të vendeve anëtare, sot kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Gjatë ceremonisë në selinë e NATO-s në Bruksel, kanë qenë të pranishëm ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, i cili mëngjesin e sotëm ka udhëtuar nga Uashingtoni për në Bruksel.

Sekretari gjeneral i NATO-s Jans Stoltenberg deklaroi “ky është një moment historik për vendin. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë treguar guxim duke e arritur dhe nënshkruar Marrëveshjen e Prespës, me çka kanë kontribuar për stabilitet dhe siguri në rajon”..

Kjo ishte rrugë e vështirë me shumë kompromise. Shumë kohë Ju presim që të bëheni pjesë e familjes. Keni qenë pjesëmarrës në misionet e NATO-s, dhe keni përfunduar reformat e duhura për tu bërë anëtare e 30-të e NATO-s. Pas nënshkrimit vijon ratifikimi dhe padyshim se do të ratifikohet në të gjitha vendet anëtare ka deklaruar Stoltenberg.

Ai theksoi se nga sot Maqedonia do të ketë përfaqësues të vetin në NATO.

Presim që të përmbushni reformat e duhura edhe për anëtarësim në EU, me të cilën i ndajmë vlerat e përbashkëta, ka theksuar sekretari gjeneral i NATO-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply