Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.
Krasniqi potencoi se sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë, njofton Klankosvoa.tv.
“10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër”.
“Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 121 vite më vonë – në Prishtinë!”, shkroi Krasniqi.
“Me 10 qershor 1999 Serbia gjunjëzohet!Me 11 qershor 1999 Prishtina çlirohet! Me 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë!”.
“121 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri – pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës”.
“Sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë”.
“Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës! Sot, përulemi para vetëmohimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa”.
“Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese”.