Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar.
Burime të Klan Kosovës nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në qeverinë e Kosovës për këtë çështje, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka planifikuar konferencë shtypi në orën 19:30.
Situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar, pasi një shtetas serb, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR u arrestua gjatë një aksioni të policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.