Tensionet me Kosovën/ Presidenti Vuçiç takohet me diplomatët e QUINT-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të mërkurë (14 qershor) me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd. Vuçiç nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me përmbajtjen e takimit, duke u shprehur se ky është vendimi më i mirë për të gjithë.

Kam marrë vendim që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Takimi i Vuçiç me ambasadorët e vendeve të QUINT-it vjen në një moment kur tensionet mes Kosovës e Serbisë janë rritur.

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Share This Article