Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinë, duke hedhur poshtë rezultatin. Sipas vendimit të Kolegjit, në Rrogozhine duhet të përsëriten zgjedhjet brenda 4 javësh.
Pak ditë më parë u rinumëruan votat në këtë bashki dhe Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, rezultoi fitues. Edison Memolla rezultoi me 21 vota avantazh nga 30 të tilla që kishte shpallur KZAZ.