Katërçikleta (versioni më i vogël i një makine tradicionale) elektrike Ark Zero është lansuar sot si automjeti elektrik më i përballueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me një çmim prej vetëm 6000 pound.
Makina është projektuar dhe ndërtuar nga Ark, një startup i veturave elektrike me bazë në Londër. Kompania e përshkruan vetën si e para e makinave tërësisht elektrike në Mbretërinë e Bashkuar.
Ark Zero është një rival për Citroën Ami, Opel Rocks Electric, Fiat Topolino dhe vetura të tjera të këtij lloji.
Kompania thotë se qëllimi i saj me Ark Zero-n, përveç fitimit të parave, natyrisht – është të çojë përpara tranzicionin e Mbretërisë së Bashkuar drejt një sistemi transporti më të pastër dhe më të gjelbër dhe të bëjë transport të qëndrueshëm për të gjithë.
Ark Zero është një automjet i vogël me 2 500 milimetra në gjatësi, 1 202 mm në gjerësi dhe 1 625 mm në lartësi.