SPAK heton për “shpërdorim detyre”, identifikohet vajza në videon intime me Gjicin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka identifikuar vajzën e videos intime që çoi në shkarkim nga detyra kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Deklarimi i saj do të jetë thelbësor në hetimin e nisur nga SPAK ndaj Gjicit për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime jozyrtare të SPAK bënë me dije se ende nuk është administruar dëshmia e saj. Rrëfimi i vajzës pritet të zbulojë për grupin e hetimit edhe pajisjen e përdorur për regjistrimin dhe mundësinë e sigurimit të saj.

Nga ana tjetër, hetimi do të zgjerohet edhe lidhur me pretendimet e Gjicit për një kurth dhe identifikimin e personave që mund të kenë bashkëpunuar për shantazhimin e tij.

Pas këtij skandali të kryebashkikaut, që u dorëhoq duke e cilësuar videon ndaj tij një kurth politik, në bashkinë e Kukësit pritet të mbahen zgjedhjet vendore për të zgjedhur kryetarin e ri.

Share This Article