Video-skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave, ndërkohë nuk kanë munguar dhe komentet negative dhe denigruese.
Ka qenë vet Gjici, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në një postim në Facebook, ku më pas ka fshirë dhe llogarinë në rrjetet sociale.
Por duket se kjo nuk ka mbetur vetëm me kaq, pasi dhe faqja zyrtare e Bashkisë Kukës, ka fshirë çdo postim në të cilën shfaqej Safet Gjici.
Pasi Gjici dha dorëheqjen nga posti ditën e djeshme, shkarkimi i tij erdhi dhe nga qeveria.
Gjici ka fshirë dhe llogarinë në Instagram.