Armando Broja mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, një sulmues me shumë potencial, por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Mediat në Angli, por dhe në Itali, shkruajnë se Ëest Ham nuk ka hequr dorë nga Broja. Sulmuesi kuqezi është kthyer në objektivin e tyre kryesor, nëse arrijnë të gjejnë akordin me Chelsea, atëherë Scamacca mund të largohet.
Ndryshe nga mediat angleze, Fabrizio Romano, eksperti i merkatos, shkruan se Chelsea nuk ka ndërmend të nxjerr Brojën në shitje, të paktën jo për momentin. Trajneri i bluve, Mauricio Pochettino, kërkon të këtë Brojën në dispozicion gjatë fazës përgatitore, për të parë në aksion sulmuesin shqiptar. Broja sapo është rikthyer pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju, ndërsa do të jetë në dispozicion të Pochettinos për fazën përgatitore.
Sigurisht, deri në përfundim të merkatos, për Brojën do të vijojmë të dëgjojmë shumë pasi për të interesohen disa ekipe, jo vetëm në Premier League. Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, Broja vendosi të udhëtonte në Tiranë, për të ndjekur live Shqipërinë në sfidën kundër Moldavisë.