Një letër e kompozitorit austriak, Wolfgang Amadeus Mozart, të cilën e ka shkruar në moshën 26-vjeçare, ku zbulon dramën e dashurisë që po jetonte në atë kohë, pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm në Londër. Letra me dy faqe tregon se ai kërkon këshilla nga një mik i ngushtë për shkak të problemeve në jetën private.
“Kjo është një letër e shkruar nga Mozart në verën e vitit 1782. Ai përshkruan ndjenjat, ndërsa rrëfen se ka pasur një keqkuptim me vjehrrën e tij të ardhshme. Në këtë letër mësojmë se ajo planifikonte te merrte vajzën e saj, por një vendim i tillë do të kishte me pasoja të tmerrshme për reputacionin Mozartit.”
Mozart shkroi shumë letra gjatë jetës së tij, por drejtori, Thomas Venning thotë se është e rrallë të shohësh një të tillë në ankand.
Pas shkrimit të letrës, kompozitori austriak dhe e fejuara e tij Constanze u martuan dhe qëndruan së bashku deri në vdekjen e Mozartit në moshën 35-vjeçare.
Letra pritet të shitet me një çmim nga 300,000 deri në 500,000 Paund.