E ardhmja e Marcelo Brozoviç duket të jetë shumë larg Milanos. Mesfushori kroat me gjasë do të përfundojë te Al Nassr për 25 milionë euro, duke çliruar zikaltërit edhe nga paga e tij e majme, prej rreth 13 milionë euro në sezon.
Financiarisht largimi i Brozos, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, është oksigjen për arkën e kompanisë.
Marotta e ka gati zëvendësuesin e tij. Davide Frattesi do të zbarkojë në Milano menjëherë, por sipas Sport Mediaset trashëgimtari i Brozoviç në mesfushën zikaltër nuk do të jetë italiani i talentuar i Sasuolos.
Vendi i Brozos do të mbulohet para së gjithash nga Calhanoglu, por klubi e di se ka vënë bast një vit më parë për dirigjentin e tyre të ardhshëm, dhe ai është ylli i kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani.
Inzaghi e ka trajtuar Asllanin me shumë kujdes gjatë vitit të fundit, por asnjëherë nuk ka pasur dyshime për cilësitë e lojtarit.