Zhurma nënujore janë dëgjuar nga ekipet e shpëtimit, që po kërkojnë një mini-nëndetëse të zhdukur, me 5 persona në bord. Ajo ishte nisur për një ekspeditë turistike në thellësinë e oqeanit atlantik, pranë mbetjeve të anijes së mbytur në vitin 1912, Titanik. Zhurmat e dëgjuara nga ekipet kandadeze të kërkimit, në ditën e tretë të operacionit, u raportuan nga roja bregdetare, teksa ekuipazhi besohet të ketë hyrë në 24 orët e fundit të furnizimeve me oksigjen.
Kërkimet robotike nënujore u devijuan në zonën ku besohet të jetë dëgjuar zhurma, por siç thuhet, ende nuk ka asnjë sinjal konkret të nëndetëses së zhdukur. Ndërsa ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të shpëtuar personat në bord, Mike Reiss, i cili ka zhvilluar më herët një ekspeditë të ngjashme ka pak shpresë për kthimin e tyre.
“Fraza që po dëgjojmë më shpesh është: ata humbën kontaktet…Unë mendoj se mund të kenë ngecur në fund të oqeanit; ndoshta ka pasur ndonjë çarje dhe uji ka hyrë brenda. Nuk jam shumë optimist për kthimin e tyre”, thotë Mike Reiss, pjesëmarrës në ekspedita të mëparshme te Titaniku.
Nëndetësja titan, 6.7 metra e gjatë, është nën operimin e kompanisë amerikane Ocean Gate Expeditions, dhe humbi kontaktet me sipërfaqen rreth 1 orë e 45 minuta pas zhytjes drejt mbetjeve të anijes më të famshme në botë, Titanik. Ajo duhej të qëndronte nën ujë për 96 orë, duke u dhënë pesë personave në bord, oksigjen deri të enjten në mëngjes, nëse do të vazhdonte të ishte e padëmtuar.
Fati i mini-nëndetëses mbetet një mister, ndërsa operacioni për gjetjen e saj shtrihet në një zonë sa shtetit i Konektikat. Personat në bordin e Titan, kishin paguar 250 mijë dollarë për ekspeditën turistike, në thellësinë e 3800 metrave, ku gjenden mbetjet e titanikut.
Mes tyre janë miliarderi dhe aventurieri britanik, Hamish Harding, Biznesmeni pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleiman, eksploruesi francez Paul-HenriNargeolet, dhe Stockton Rush themelues dhe drejtues i kompanisë Ocean Gate.