Një video tjetër erotike u shpërnda në media me pretendimin se ishte filmuar një tjetër figure e lartë e PS-së, deputet dhe ish-ministër.
Lajmi u shpërnda vetëm katër ditë pasi vendi u trondit nga video erotike e Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë.
Por pretendimi se një tjetër eksponent i rëndësishëm i Rilindjes ishte filmuar duke kryer akte intime rezultoi i rremë.
Në video nuk ishte personi i fjalë. Madje, ajo që u publikua në media ishte shkëputur nga një video me pullë të kuqe në internet.
Megjithatë kjo nuk i pengoi disa media online të dezinformojnë menjëherë me shpërndarjen e këtij lajmi.