Sandro Tonali thuhet t’i ketë pranuar kushtet personale të marrëveshjes me Newcastle United mbrëmjen e të mërkurës.
Përfaqësuesit e italianit kanë negociuar me klubin anglez, por edhe me Milanin në përpjekje që ta realizojnë transferimin në Ligën Premier.
Mesfushori, i cili përfiton rreth 3.5 milionë euro në vit në San Siro, te klubi anglez do të përfitojë jashtëzakonisht më shumë – rreth tetë milionë euro plus dy milionë të tjera në formë bonusesh në sezon. Ndërsa kontrata e tij do të jetë valide deri në qershor 2029.
Rossonerët e kanë refuzuar ofertën prej 60 milionë eurosh të Newcastle dhe kërkojnë 80 milionë euro. Mirëpo, raportohet se klubi italian do të pajtohet për shitjen e tij për një shumë prej 70 milionë eurosh.
Dy klubet vazhdojnë të diskutojnë në lidhje me marrëveshjen për çmimin dhe përfshirjen e shtesave dhe bonuseve të lidhura me performancat e lojtarit. /