Bruna Biancardi është e dashura zyrtare e Neymar dhe vajza që pas pak muajsh do ta bëjë atë baba për herë të dytë në jetën e tij.
Ylli i Paris Saint-Germain dhe influencuesja braziliane janë bashkë, por jetojnë të ndarë. Pak ditë më parë, ajo ishte me pushime në Mykonos me miqtë e saj dhe Neymar ishte në Miami me pushime dhe për të parë Miami Heat.
Ata nuk janë një çift normal dhe mediat në Brazil shkruajnë se Neymar nuk është besnik ndaj saj dhe bukuroshja ia lejon. Siç shkruajnë mediat, futbollisti e ka tradhtuar Brunën në Rio pak muaj më parë, konkretisht ditën e Shën Valentinit dhe më pas 29-vjeçarja vendosi rregulla për tradhtinë e tij.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga kolumnisti Erlan Bastos, lojtari i Parisit është i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera, por për këtë ka 3 kushte.
Cilat janë tre rregullat? “Ai duhet të jetë i matur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në buzë”. “I matur” do të thotë që asnjë foto nuk duhet të ngarkohet në rrjetet sociale me vajza.