Endri Hasa, anëtar i kryesisë dhe deputeti i PD, Dashnor Sula u përplasën në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me situatën në të cilën gjendet PD për shkak të përçarjes së re brenda partisë zyrtare.
Sipas Sulës, Hasa është vetëm anëtar i thjeshtë i kryesisë që ka shkelur ligjin duke marrë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm të partisë.
Pjesë nga debati
Sula: Ti je për SPAK mor çun; pa funksion je, një anëtar i kryesisë dhe ke marrë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm.
Hasa: Ti vetë ke kaluar te bojkoti, ike nga mbledhja e kryesisë. Pse nuk erdhe t’ua thuash anëtarëve të këshillit këto që mendon. Po bën një debat shterpë.
Sula: Unë jam pjellor gjithmonë. Këshilli kombëtar duhet të ishte lista e depozituar në gjykatë, ku ai nuk u çregjistrua kurrë si kryetar. E thirrje Bujar Leskajn në Këshill?
Hasa: Bujar Leskaj është anëtar i grupit të rithemelimit, nuk është pjesë e PD. Doni të bëni pis procesin.