Presidenti Bajram Begaj ka formuluar urimet e tij për akademikun Rexhep Qosja me rastin e 87 vjetorit të lindjes. “Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!
Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.
Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!” uron presidenti Begaj në rrjetet sociale.