Në çdo stinë të vitit në rrethin e Gramshit ka pasur vatra të zjarreve. Në qytet ka pasur rënie të zjarreve në shtëpitë e qytetareve ndërsa në fshatra djegie të pyjeve kullotave dhe shtëpi banimi.
Shkaktare të këtyre zjarreve kanë qenë vetë banorët. Shefi i zjarrfikësve në Gramsh ilir Llapushi thotë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar rënien e zjarreve.
Ai thotë se janë vënë në gatishmëri mjetet e shuarjes së zjarreve dhe makinat zjarrfikëse.
Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti në Gramsh kanë ndodhur 3 vatra zjarresh në pyje dhe janë djegur 5 shtëpi banimi nga rrjeti elektrik.