Revolucion në sistemin e Kadastrës, Ekonomi: Procedura më të shpejta e të sigurta për tokën dhe pronën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi i Kadastrës, do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të plotë, sa i takon shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standartet e Shërbimeve, në një intervistë për RTSH-në, thotë se ka nisur puna për të lehtësuar shërbimet online që u ofrohen qytetarëve, veçanërisht për pronën dhe tokën.

“Ka qenë në vëmendje kryesore të kryeministrit kohët  e fundit, gjithë marrëdhënie e qytetarëve me pronën, sidomos me tokën, kështu që ajo që do të rregullohet është Kadastra“, theksoi ministrja.

Pak kohë më parë, Parlamenti miratoi ligjin për qeverisjen digjitale, një unifikim i të gjithë legjislacionit që rregullon ndërveprimin e 58 regjistrave të shërbimeve.

Po ashtu Parlamenti miratoi edhe një kredi të Bankës Botërore me vlerë 60 milion euro, e cila do të përdoret nga AKSHI për përditësimin e sistemeve digjitale, mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen nga inteligjenca artificiale.

Shqipëria konsiderohet se ka kryer që prej vitit 2013 një revolucion në shërbimet digjitale, duke integruar online 58 data-baza me rreth 145 milion transaksione, duke u renditur e 8 në europë dhe e 19 në rang botëror, për qeverisjen digjitale.

Share This Article