Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Konstandina Kamitsi, ka reaguar sot pas mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak Himarë, ku mungonte kryetari Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për korrupsion në zgjedhje. Në një deklaratë për mediat nga Himara ajo thekson se kjo është goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë
“Mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e Kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Fredi Beleri, përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë. Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar”.
Ai bën apel BE-së që të zbatojë parimet për çdo vend që dëshiron të bëhet kandidat.
“BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij. Respektimi i shtetit të së drejtës është detyrim për çdo vend që aderon të jetë pjesë e BE-së. Ndaj ne do ta ndjekim çështjen e Belerit hap pas hapi”.