Artan (Marius) Tafani është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se është autori i grabitjes së exchange në zonën e Astirit. Mirëpo, duket se grabitje të tilla ai nuk i ka për herë të parë. 8 vite më parë, në Lushnje, ai grabiti pikën e tranferimit të parave.
31 vjeç në atë kohë, Tafani bashkë me E. Dervishin vodhën 4 mijë euro në pikën e tranferimit të parave. Më pas u vu në pranga.
E duket se 8 vite më vonë, bëri sërish të njëjtin veprim, veçse ‘guxoi’, duke kryer vjedhjen në Tiranë. Tashmë Policia është vënë në ndjekje të tij.