Helikopterë të KFOR-it janë parë duke monitoruar situatën në Manastirin e Graccanicës ku dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.
Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit mbahet në Graçanicë për shkak se serbët kërkojnë më shumë siguri pas gjendjes në veri të Kosovës.
Ndërkaq, në këtë festë është parë edhe Danilo Vuçiç, i biri i presidentit serb, Aleksandër Vuçicc është parë në Graçanicë. Ai ka marrë pjesë në liturgjinë fetare për “Vidovdan”.
Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, në 28 qershor.