Një shofer kamioni ka shpëtuar për mrekulli duke përfunduar në mes të një fushe – pasi e ka zënë gjumi në timon teksa voziste në një rrugë në Angli.
Sipas mediave të huaja, shoferin e zuri gjumi ndërsa automjeti i tij ishte në midis kryqëzimeve 16 dhe 17 të M4 të mërkurën.
Më pas ai përfundoi në hapësirën e këmbëve të kabinës sepse nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërsa kamioni ndaloi në mes të një fushe në fshatin Wiltshire.
Burri, i cili nuk është identifikuar, për fat të mirë ka shpëtuar pa lëndime.
Oficerët e policisë rrugore i dhanë një dënim drejtuesit të mjetit, në vend të ndjekjes penale.
Por disa banorë lokalë kanë reaguar me zemërim për vendimin e policisë së Wiltshire për të mos e ndjekur më tej çështjen.
Një person shkroi në Twitter: “Është e pabesueshme që dikush mund të sillet në mënyrë kaq të papërgjegjshme dhe të rrezikshme dhe të marrë vetëm një gjobë. Kjo mund të ishte katastrofike”.
Të tjerë madje kanë bërë thirrje që shoferit t’i ndalohet vozitja përgjithmonë.