Mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka refuzuar të nënshkruajë ndonjë kontratë me Kremlinin, sipas kreut të komitetit të mbrojtjes të Dumës së Shtetit, i cili u citua në mediat shtetërore ruse.

Agjencia e lajmeve TASS citon Andrey Kartapolov duke thënë se, si rezultat i këtij refuzimi, Prigozhinit iu tha se luftëtarët e tij nuk do të kishin më asnjë pjesë në luftën e Ukrainës, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

RIA gjithashtu raporton se “edhe para ngjarjeve të 24 qershorit, ai [Prigozhin] ishte informuar se Wagner nuk do të merrte pjesë në operacionin special”.

Kartapolov citohet duke treguar se rebelimi u shkaktua nga mosmarrëveshja për kontratat.

“Disa ditë përpara tentativës për kryengritje, ministria e mbrojtjes tha se të gjitha formacionet që kryejnë detyra luftarake duhet të nënshkruajnë kontrata me ministrinë e mbrojtjes”, tha ai.

“Të gjithë filluan ta zbatojnë këtë vendim… të gjithë përveç zotit Prigozhin”.

Share This Article