Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që t’i kërkojnë Jens Stoltenberg që të qëndrojë në krye të Aleancës edhe për një vit tjetër, sipas një raporti.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve AP, e cila citon një zyrtar amerikan. Megjithatë, zyrtari është shprehur se vendimi mbetet ende për t’u finalizuar nga anëtarët e aleancës.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, mban rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që nga viti 20214.
Pritej që mandati i tij të përfundonte vitin që shkoi, por u zgjat për herë të dytë në mënyrë që të mbahej një dorë të qëndrueshme në krye të Aleancës gjatë pushtimit të Ukrainës.
Sipas burimit të cituar nga AP, vendimi për t’i kërkuar Stoltenberg-ut që ta zgjasë mandatin e tij edhe për një vit pritet të merret shumë shpejt.