Loftus Cheek zyrtarisht është një futbollist i Milanit. Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, lojtari hodhi firmën në kontratën kuqezi.
Lajmin e zyrtarizoi vetë faqja e klubit, që me anë të një postimi prezantoi përforcimin më të fundit në skuadër. Siç ishte bërë e ditur dhe më parë, 27-vjeçari nënshkroi një marrëveshje që do ta mbajë të lidhur me skuadrën nga Milano deri në qershor të vitit 2027.
Edhe pse kishte një kontratë me Chelsea dhe për një tjetër vit, Blutë e Londrës u bindën të shesin mesfushorin. Mediat italiane raportojnë se tarifa e transferimit të tij në Milano shkon 21,5 milionë euro, përshirë dhe bonuset, ndërsa paga e lojtarit pritet të jetë 4 milionë euro në sezon.
Loftus-Cheek vjen pas largimit të Sandro Tonalit dhe konsiderohet si një nga elementet kryesor të skuadrës për sezonin e ri. Në të kaluarën e tij, përveç Chelsea, ka luajtur dhe me Fulham apo Crystal Palace.