Moldavi/ Të shtëna me armë zjarri në aeroport, dy viktima

albnews
By
1 Min Read

Dy persona janë vrarë në Moldavi pasi një person hapi zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Kishinauit.

Ministria e Brendshme tha se të shtënat kishin ndodhur pasi një shtetasi të huaj iu mohua hyrja në vend. Autori u arrestua, ndërsa viktima mbetën një roje kufitare dhe një zyrtar i sigurisë së aeroportit.

Autori ishte një shtetas rus, ndërsa pas ngjarjes, fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit të Kishinaut, i cili është më i madhi në vend, janë ndalur.

Moldavia ka qenë në gatishmëri prej muajsh pasi presidenti Sandu akuzoi Rusinë për komplot për të përdorur “diversantë” të huaj për të rrëzuar qeverinë e saj pro-Bashkimit Evropian./ BBC

Share This Article