Shërbimi civil ka ende vende të lira për tu plotësuar për vitin 2023. Tashmë, jo vetëm ata që janë brenda sistemit të shërbimit civil, por edhe ata jashtë tij, mund të aplikojnë për plotësimin e pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, për të cilët lëvizja paralele është mbyllur pa fitues gjatë vitit 2023.
Sipas një vendimi të firmosur nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, dhe që publikohet nga rtsh.al, kjo procedurë do të të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.
Numri maksimal i pozicioneve për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar më sipër, është 48 pozicione të kategorisë së mesme dhe të ulët drejtuese.
Pozicionet në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil për nivelin e mesëm drejtues, gjithsej 23, si dhe për nivelin e ulët drejtues, gjithsej 25.
Pozicionet e lira për të cilat duhet të aplikohen nisin që nga ai i nivelit të drejtorëve në disa ministri, juristë, përgjegjës dhe deri në nivel koordinatorësh.
Pozicionet në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil ku përfshihen niveli i mesëm drejtues dhe të barasvlershëm:
- Drejtor i Drejtorisë së Dokumenteve Biometrike dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme;
- Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Fushën e Mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, në Ministrinë e Kulturës;
- Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit të Kulturës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, në Ministrinë e Kulturës;
- Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Drejtor i Drejtorisë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë;
- Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit të Projekteve, në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura;
- Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Programeve dhe Projekteve të Fondeve IPA dhe Donatorëve të Tjerë, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;
- Drejtor i Drejtorisë së Privatizimit dhe Shitjes, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;
- Drejtor i Drejtorisë së Diasporës, në Agjencinë Kombëtare të Diasporës;
- Jurist në Drejtorinë Juridike të Akteve Prioritare të Këshillit të Ministrave, në Njësinë Ligjore të Vlerësimit dhe Koordinimit të Akteve Prioritare të Këshillit të Ministrave, në Departamentin e Akteve Ligjore Prioritare të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri;
- Koordinator në Drejtorinë e Cilësisë dhe Monitorimit, në Njësinë e Programimit të Akteve Rregullatore dhe RIA, në Departamentin e Akteve Ligjore Prioritare të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri;
- Jurist në Departamentin e Akteve Rregullatore të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri;
- Koordinator në Drejtorinë e Anëtarësimit në BE, në Njësinë për Integrimin Evropian, në Departamentin e Politikës dhe Integrimit Evropian, në Kryeministri;
- Koordinator në Njësinë e Mirëqeverisjes, në Departamentin e Politikës dhe Integrimit Evropian, në Kryeministri;
- Koordinator në Zyrën e Koordinimit, në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës;
- Koordinator në Zyrën e Koordinimit, në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës;
- Drejtor në Drejtorinë e Programimit Strategjik, në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës;
- Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit;
- Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror;
- Drejtor i Drejtorisë së Standardeve, Protokolleve dhe Akreditimit, në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror;
- Drejtor i Drejtorisë së Edukimit në Vazhdim, në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror;
- Drejtor i Drejtorisë së Performancës dhe Sigurimit të Cilësisë, në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.
Niveli i ulët drejtues dhe të barasvlershëm:
- Sekretar i Përgjithshëm në administratën e Prefektit të Qarkut Durrës;
- Përgjegjës i sektorit të ndihmës juridike, në Drejtorinë Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
- Përgjegjës i Sektorit të Politikës së Sigurisë Evropiane, në Drejtorinë e Politikave NATO dhe BE, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Përgjegjës i Sektorit të Programeve dhe Strategjive, në Drejtorinë e Zvogëlimit të Riskut dhe Fatkeqësive dhe e Parandalimit, në Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile;
- Përgjegjës i Sektorit të Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projekteve IPA, në Drejtorinë e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve në Fushën e Transportit dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Bashkëpunimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës, në Drejtorinë e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Infrastrukturë dhe Energji, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve, në Drejtorinë e Miradministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Inovacionit, në Drejtorinë e Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit për Arsimin dhe Sportin, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
- Përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit të Arsimit të Lartë, në Drejtorinë e Politikave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit për Arsimin dhe Sportin, në Ministrinë për Arsimin dhe Sportin;
- Përgjegjës i Sektorit të Analizave dhe Statistikave, në Drejtorinë e Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave, në Drejtorinë e Përgjithshme e Zhvillimit për Arsimin dhe Sportin, në Ministrinë për Arsimin dhe Sportin;
- Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Institucioneve të Varësisë në Fushën Penale, në Drejtorinë e Çështjeve të Drejtësisë dhe Monitorimit të Institucioneve të Varësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Programimit të Cilësisë dhe Pastërtisë së Mjedisit, në Drejtorinë e Ekonomisë Qarkulluese, në Drejtorinë e Përgjithshme për Zhvillimin e Mjedisit, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;
- Përgjegjës i Sektorit të Ankimimeve (apelim, ekzekutim dhe trajtim i penaliteteve), në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit;
- Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme dhe Emergjencave Civile, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Parësor, në Drejtorinë e Politikave të Kujdesit Parësor dhe Shëndetit Publik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit për Shëndetësinë, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Përgjegjës i Sektorit të Farmaceutikës, në Drejtorinë e Politikave të Farmaceutikës dhe Pajisjeve Mjekësore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit për Shëndetësinë, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Përgjegjës i Sektorit të Financës, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Privatizimit, në Drejtorinë e Privatizimit dhe Shitjes, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike, në Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare të Mbrojtjes Sociale, në Drejtorinë e Politikave të Sigurimeve Shoqërore dhe Marrëveshjeve të Mbrojtjes Sociale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Punësimit, Aftësimit dhe Sigurimeve Shoqërore, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Lidhjes së Kontratave, në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike, në Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Kontratave Koncensionare, në Drejtorinë e Koncesioneve, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;
- Përgjegjës i Sektorit të Digjitalizimit dhe Mikrofilmit, në Drejtorinë e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave;
- Përgjegjës i Sektorit (laboratorit) Qendror të Restaurimit, në Drejtorinë e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave;
- Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.