ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 53 minutes ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 1 hour ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 1 hour ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 1 hour ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Bill Klinton thirret në Tiranë kundër Albin Kurtit: Ndal marrëzinë në veri të Kosovës!

albnews by albnews
3 July, 2023
in Albania, Kosova
0
Bill Klinton thirret në Tiranë kundër Albin Kurtit: Ndal marrëzinë në veri të Kosovës!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton duket se u thirr në Tiranë për të kritikuar Albin Kurtin dhe qëndrimet e tij në veri të Kosovës. Presioni që deri dje Kurtit i bëhej nga zyrtarët e administratës amerikane, sot iu artikulua nga njeriu që mori vendimin për të bombarduar serbët në Mars të vitit 1999 dhe për t’i dhuruar lirinë popullit të Kosovës.

Klinton e quajti një “marrëzi” atë që po ndodh në veri të Kosovës. Ai tha se Kurti gaboi me votimet dhe tani duhet t’i lërë serbëve drejtimin e katër qytezave në veri.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar, të mbyllet brenda 12 ditësh

 “Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë. Do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që u votua. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të përparojë duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty. Kanë të drejtë për një jetë të denjë. Qytetarëve duhet t’u thuhet të votojnë” ishin fjalët e Bill Klinton në Tiranë.

Klinton solli edhe rastin e mosmarrëveshjeve në Irlandë, si një histori kur palët gjetën zgjidhje për mosmarrëveshjet etnike duke sugjeruar të njëjtën gjë për shqiptarët dhe serbët.

 “Shpresoj që shqiptarët në mënyra të mëdha e të vogla do jenë të aftë ti tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse”, tha Klinton.

Në ceremoni nuk ishte asnjë zyrtar i shtetit të Kosovës, pavarësisht se mesazhet për Kosovën ishin të zëshe dhe qëllimi real i organizimit të saj. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, kujtoi pjesë nga fjalimi i Bill Klinton në 24 Mars të vitit 1999.

“Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë. Jo vetëm për Kosovën por për pasojë edhe për të gjithë serbët, për dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit, janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, që ta kthejnë në një vend duke jetuar në paqe ose ta lënë peng dhe të jetojnë në kurriz me njëri tjetrin.

Mund të thuhet se refugjatët shqiptar mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund ti kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit” tha Rama.

Në ceremoni ish presidenti i SHBA mori “Yllin e mirënjohjes” në shenjë falenderimi. Në fakt, në ceremoni ra në sy prania e Aleks Sorosit, fondacioni i të cilit mendohet se ka sponsorizuar vizitën e ish presidentit amerikan në Tiranë. Dihet tashmë investimi që ka bërë në Ballkanin Perëndimor fondacioni Soros duke mbështetur herë idenë e ndarjes së Kosovës, herë atë të heqjes së kufijve përmes Ballkanit të Hapur./Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result