Pendarovski kërkon takim me Makronin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Stevo Pendarovski ka lënë për të kuptuar se po kërkon takim me presidentin francez Emanuel Makron, pas vetos së Francës për të mos dhënë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, në Samitin e muajit të kaluar në Bruksel.

Pendarovski paralajmëroi se diplomacia vazhdon në planin e eurointegrimeve dhe se fokusi është tek Franca, përcjellë INA. “Po bëjmë përpjekje që të realizojmë një takim drejtpërdrejt me presidentin Makron dhe njerëzit rreth tij”, theksoi Pendarovski. Mediat kanë spekuluar se një takim i tillë mund të ndodhë gjatë javës tjetër, por gjithçka akoma nuk është zyrtare, për shkak se nuk ka përgjigje konkrete nga pala e Parisit. Takimi do të zhvillohej në margjinat e Forumit të Paqes të Parisit, që do të zhvillohet javën tjetër në Paris.

Share This Article