Ngrihet aktakuzë kundër 9 ish-ministrave të Malit të Zi, akuzohen se i kanë shkaktuar 2.6 mln euro dëm buxhetit të shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave, të akuzuar se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare gjatë ndarjes së banesave dhe kredive për banim.

Ata akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej më shumë se 2.6 milionë euro.

Pesë prej të akuzuarve janë aktualisht deputetë, Predrag Boshkoviq, Dragica Sekuliq dhe Suzana Pribiloviq nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Ivan Brajoviq dhe Damir Shehoviq nga Social Demokratët.

Po ashtu nën akuzë janë edhe ish-ministrat Budimir Shegrt, Suad Numanoviq dhe Sanja Vllahoviq nga DPS-ja dhe Osman Nurkoviq nga Partia Boshnjake.

Sipas Prokurorisë së Malit të Zi, ata akuzohen se kanë dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit mbi shumën e parashikuar deri në 15 mijë euro dhe pa vlerësim nga komisioni i ekspertëve të Administratës së atëhershme të Pronës.

Share This Article