Zelensky: Rusia, i vetmi kërcënim për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias. Rrezatimi i prek të gjithë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se i vetmi kërcënim për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias është Rusia. Reagimi i tij erdhi pas pretendimeve se Ukraina po planifikonte një sulm në termocentral.

Zelensky ka thënë vazhdimisht se ekziston një kërcënim “serioz” për centralin , i cili është më i madhi i këtij lloji në Evropë.

“Tani kemi informacion nga inteligjenca jonë se ushtria ruse ka vendosur objekte që ngjasojnë me eksploziv në çatinë e disa njësive të energjisë të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, ndoshta për të simuluar një sulm ndaj centralit. Ndoshta ata kanë ndonjë skenar tjetër. Por në çdo rast, bota e sheh – nuk mund të mos shohë – që burimi i vetëm i rrezikut për centralin bërthamor të Zaporizhzhia është Rusia dhe askush tjetër. Për fat të keq, nuk pati përgjigje në kohë dhe në shkallë të gjerë ndaj sulmit terrorist në hidrocentralin Kakhovka. Dhe kjo mund ta nxisë Kremlinin të kryejë të keqen e re”, tha Zelensky.

Më tej ai nënvizoi se rrezatimi i prek të gjithë dhe për këtë arsye, është përgjegjësi e të gjithëve që të ndalojnë Rusinë të  kryejë sulm mbi termocentralin.

“Është përgjegjësi e të gjithëve në botë ta ndalojnë atë, askush nuk mund të qëndrojë mënjanë, pasi rrezatimi i prek të gjithë”, tha Zelensky.

Share This Article