Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.
Haradinaj tha se Kurti dhe qeveria e tij po e rrezikojnë Kosovën dhe marrëdhëniet me aleatët tonë.
Ai shtoi se me strukturat e AAK-së e shohin si opsion krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar.
“E shohim pra, që Kurti dhe Qeveria Kurti, është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon Kosovës, ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri marrëdhëniet me aleatët tonë. Duke parë në këtë drejtim e kemi inicuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, si mundësi brenda demokracisë tonë, pra për të vepruar në Parlament. Sot, diskutuam edhe forma tjera, veprime tjera, për t’u përballur me Kurtin, me Qeverinë Kurti dhe me rreziqet që ia shkakton vendit”, tha Haradinaj.