Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga ky takim mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.
Pas presidentes, Rama do të takojë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ndërsa, në pritje të konfirmimit mbetet ende takimi me kryeministrin Albin Kurti.
Kjo vizitë e Ramës në Kosovë është në kuadër të turit dy-ditor në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilin e nisi sot.
Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit dhe rolit që do të ketë nisma “Open Balkan” në këtë proces.