Sot në sallën e gjyqit vetë Lefter Koka shpërtheu në akuza të forta ndaj ish partisë ku bënte pjesë.
Ai tha se prej 2 vitesh sulmohet politikisht nga ish partia e tij.
Ish Presidentin e quajti fuks dhe ish sigurims, që së bashku me aleaten më të madhe, Fallxhoren (Kryemadhi) ka orkestruar procesin ndaj tij.
Më tej Koka theksoi se ish Presidenti fliste në mejhane duke thënë se do të arrestohet Lefter Koka.
Në fund ai nuk kurseu as sulmin ndaj prokurorit të SPAK, duke thënë se është përdorur me dashje apo padashje nga kallëzuesit.
Teksa gjykata pyeti prokurorin Klodian Braho nëse do të përgjigjet ndaj deklaratës së Kokës, prokurori deklaroi se në fund të mbrojtjes së të gjithë të pandehurve do të konsiderojnë mundësinë e replikës.
Kjo solli nervozizmin e Kokës që iu përgjigj me ironi: Pse ke akoma për të thënë. Dhe la sallën e gjyqit…