Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për Kosovën. Fjalimi i ambasadorit amerikan Joeff Hoveiner, ne pritjen me rastin e247 vjetorit të pavarësisë në SHBA, përcolli frymë më pozitive, në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar, janë në një pikë të ulët. Por në ceremoninë ku ishin të ftuar edhe presidentja dhe kryeministri I Kosovës, Hoveiner kërkoi që Kosova të përmbushë idealet në deklaratën e pavarësisë së saj.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen që i kemi dhënë popullit të Kosovës dhe mbetemi absolutisht të palëkundur për ta bërë këtë. Dhe ashtu si Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përpiqen të përmbushin idealet e tyre themeluese pas 247 vjetësh, unë shpresoj se mund të pajtohemi që ndonjëherë Kosova nuk i ka përmbushur plotësisht premtimet e këtyre idealeve, pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit. Ambasadori theksoi se SHBA dhe partnerët perëndimorë mbështesin Kosovën duke ofruar këshilla, duke kërkuar “gjëra që duken ose janë vërtet të vështira për t’u realizuar”, por se këtë e bëjnë në përputhje me “përkushtimin afatgjatë për të mbështetur popullin e Kosovës dhe për t’iu afruar atyre idealeve shumë ambicioze që ata kanë krijuar për veten e tyre”.
Hoveiner vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm që populli i Kosovës ka bërë në periudhën e pas pavarësisë.