Siri, sulmi ajror amerikan eleminon një udhëheqës terrorist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sulm ajror amerikan, në Sirinë lindore, ka vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik, tha të dielën Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

Një deklaratë e publikuar nga CENTCOM thotë se, sulmi ajror që eleminoi terroristin Usamah al-Muhajir u krye të premten e kaluar.

“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar ndaj eleminimit të ISIS në të gjithë rajonin”, tha Gjenerali Michael “Erik” Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. “ISIS mbetet kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet në bashkëpunim me forcat partnere në Irak dhe Siri kundër organizatës terroriste të njohur si “Shteti Islamik”, për ta shkatërruar tërësisht atë. /VOA

Share This Article