Janë të paktën 1.06 miliard paund që janë shpenzuar në Britaninë e Madhe në dekadën e fundit për zgjedhjet parlamentare dhe referendumet. Shifra pritet të shtohet me 100 millionë paund me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit.
Sa i përket shifrës 1.06 miliard paund, ajo është shpenzuar për zgjedhjet e përgjithshme të 2010, 2015 dhe 2017, dy referendumeve kombëtare, referendumeve në Skoci dhe Uells, si dhe disa votimeve të tjera në vend.
Shpenzimet më të mëdha kanë qenë:
-129 milionë paund në referendumin për BE-në, viti 2016.
-115 milionë paund për zgjedhjet parlamentare, viti 2015.
-109 milionë paund për zgjedhjet në BE, viti 2014.