Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Preçi ka folur të hënën rreth çështjes Ahmetaj.
SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit për të cilin Prençi thotë se tashmë ka ardhur koha që ai të tregojë se është “tigër” edhe pas hekurave dhe të tregojë gjithçka për inceneratorët.
“Arben Ahmetaj nuk është më në habitat si tigër, ai është në kafazin e hekurt dhe është i ngrirë nga Partia Socialiste, i ngrirë nga qeveria, i ngrirë nga drejtësia. Arben Ahmetaj duhet të tregojë se tigri di të sillet edhe në kafaz.
Ai duhet t’i japë opinionit publik një panoramë të qartë rreth skemës së ngritjes së inceneratorëve në Shqipëri, dy prej të cilëve kanë ardhur të përdorur”, tha Prençi.