Kurti: 25% e prezencës policore në objekteve komunale në veri, do të zhvendosen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

25% e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës, do të zhvendosen. Deklarata është bërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mbledhjes së qeverisë, ku ndër të tjera ka dhënë dhe detaje për marrëveshjen e de-përshkallëzimit të situatës në veri.

Kurti theksoi se zhvendosja e prezencës policore nga objektet komunale, lidhet me faktin se situata në këto komuna, gjatë dy javëve të fundit, paraqitet më e qetë.

Qeveria e Kosovës shpall publikisht gatishmërinë e saj për de-eskalimin e situatës. Kjo nënkupton dhe reduktimin e menjëhershëm të ¼ të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale, do zhvendosen diku tjetër në ato komuna, por ku ka më shumë nevojë për ta”, tha Kurti.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti theksoi nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë gatishmërinë e vendit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore.

Share This Article