Deputeti i PD Flamur Noka ka akuzuar ministren Elisa Spiropali për përfshirje në aferën e inceneratorëve dhe i ka cilësuar anëtarët e mazhorancës si ‘barbarë e hajdutë’.
Spiropali iu përgjigj duke thënë se ai dhe opozita shpifin. Ajo theksoi po ashtu se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Fierit.
“Bashkëshorti im ka qenë drejtori i ujësjellësit në vitin 2010 dhe nuk ka lidhje as në qiell as në tokë me inceneratorët“, theksoi Spiropali.
Spiropali-Nokës: Më vjen shumë mirë që ka mësuar fjalën barbar, por mësymjet këtu nuk i bëjmë ne. Ju gënjeni në mënyrën më trashanike të mundshme, të gjitha shpifjet. Përgjigjien o zotëri e ke aty, s’ka asgjë që më lidh mua as me inceneratorët, as këtë e as atë, as kurrë se është shpifja më e madhe që kam dëgjuar ne jetën time. Sa i takon, ore, ik ore zotëri, ik mos na… përgjigjien do e marrësh çdo herë që shkon në zgjedhje. Bashkëshorti im ka qenë drejtori i ujësjellësit në vitin 2010 dhe nuk ka lidhje as në këtë botë e as në atë botë, as në qiell as në tokë me inceneratorët dhe ju jeni aq i trashë sa nuk e kuptoni se bëheni kaq të pabesueshëm sa edhe çështjet që mund të ngrihen nuk ua beson njeri. Jo vetëm që ju mungon vërtetësia, por edhe zgjuarsia./tvklan.al