Putini e ka humbur tashmë luftën në Ukrainë. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në konferencën për shtyp në Helsinki me presidentin finlandez Sauli Niinisto pas samitit me liderët nordikë.
“Rusia nuk mund ta vazhdojë luftën në Ukrainë për vite me radhë dhe Putini herët a vonë do të vendosë se nuk është në interesin e Rusisë ta vazhdojë atë. Kundërofensiva e Ukrainës ndoshta do ta shtyjë Rusinë drejt negociatave. Ukraina do të anëtarësohet në NATO”, siguroi më pas Biden.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë minimizoi kërcënimet e Putinit nga Helsinki, duke deklaruar se ai nuk sheh “perspektiva reale” të përdorimit të armëve bërthamore nga Kremlini.
Ievgheny Prigozhin, kreu i mercenarëve Ëagner, “duhet të ketë kujdes se çfarë ha”, përfundoi presidenti amerikan, duke aluduar për rrezikun e helmimit pas revoltës së dështuar të Prigozhinit.
Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se “anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të krijonte një kërcënim për sigurinë e Rusisë”.