ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura 4 hours ago
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian… 4 hours ago
BE propozon “Shengen ushtarak” 4 hours ago
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme 5 hours ago
Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Pr.ligji/ Studentët e Mjekësisë në Komisionin e Shëndetësisë: Bojkot nëse miratohet! Do e çojmë në Kushtetuese

albnews by albnews
14 July, 2023
in Shqiperia
0
Pr.ligji/ Studentët e Mjekësisë në Komisionin e Shëndetësisë: Bojkot nëse miratohet! Do e çojmë në Kushtetuese
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në një dëgjesë në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin në vitin e ri akademik, nëse qeveria miraton Pr.ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, mjekësi e përgjithshme në institucionet publike të Arsimit të Lartë.

Pesë studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë deklaruar para deputetëve se do të ndjekin të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë, dhe do përdorin çdo mjet për ta kundërshtuar këtë ligj.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

“Ky Pr.ligj shkel Kushtetutën, cenon lirinë e zgjedhjes, të drejtat e individit dhe lëvizjes së lirë.

Nuk na u paraqit në asnjë moment një draft të këtij pr.ligji.

Kërkesa nuk kishte një përgjigje, se pse s’ka asnjë draft.

Kemi organizuar dhe protesta. Në datë 5 korrik , përballemi me një vendim qeverie, ku tanimë s’ka 3 vite punë të detyruar, por për ata që hynë në mjekësi puna e detyruar është 5 vite.

Ne do procedojmë më pas dhe do tregojmë pse jemi kundër ligjit. Pse po bëhet kjo procedurë e përshpejtuar, pse kjo mungesë transparence?

Të kishit vullnetin për të na dëgjuar, që është minimalja, duhet të votonit kundër këtij pr.ligji.

Ne do ndjekim çdo hap dhe çdo mjet ligjor për ta kundërshtuar këtë ligj, duke nisur nga bojkoti te viti i ri akademik deri te dërgimi i ligjit në Gjykatën Kushtetuese”, kanë deklaruar studentët.

Ky pr.ligj përcakton se kandidatët për studentë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës. Ndërsa për studentët nga viti i dytë në të gjashtin, do u kërkohet në fillim të këtij viti akademik që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.

Por nëse këta studentë që aktualisht janë në sistem nuk pranojnë marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, do u ofrohet mundësia që të paguajnë koston reale të studimit për vitet e mbetura.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

18 November, 2025
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

18 November, 2025
BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 November, 2025
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result