Presidenti rus Vladimir Putin ka transferuar njësinë e forcave speciale Grom të Ministrisë së Punëve të Brendshme në juridiksionin e Gardës Kombëtare Ruse (ose Rosgvardiya), të cilën do ta vendosë në vijat e frontit në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur, Alexander Khinshtein, anëtar i Parlamenti rus nga partia Rusia e Bashkuar e Putinit.
“Me vendim të Presidentit, njësia Grom i transferohet Gardës Kombëtare Ruse së bashku me stafin dhe të gjithë infrastrukturën (armë, pajisje speciale, municione, pasuri materiale, etj.)”, tha Khinshtein në një deklaratë të publikuar në Telegram.
“Të gjithë punonjësit e njësisë Grom, me vendim të tyre transferohen për të shërbyer në Gardën Kombëtare Ruse. Ai thekson rolin kyç të Gardës Kombëtare në mbrojtjen e sigurisë së brendshme të vendit”, tha gjithashtu Khinshtein.
Khinshtein tregoi se ndërsa njësia Grom nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në luftën në Ukrainë për shkak se ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transferimi i saj në Gardën Kombëtare Ruse e ndryshon tërësisht duke i dhënë Moskës 7 mijë persona të tjerë që mund të ridislokojë.
“Në kushtet e operacionit ushtarak special, kur skuadra speciale e reagimit të shpejtë dhe OMON (Njësia Lëvizëse për Qëllime Speciale) janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën pikërisht në vijën e parë – e gjithë kjo ishte e mbushur me probleme serioze dhe sigurisht. nuk e afroi fitoren”, tha ai, transmeton CNN.
Ky vendim vjen disa javë pasi Putini u takua me udhëheqjen dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes, Gardës Kombëtare Ruse, FSB-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas një tentative për grusht shteti nga grupi ushtarak privat Vagner.