Publikohen pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet Shqipëria dhe Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Indeksi i pasaportave Henley, ka paraqiur renditjen e pasaportave më të fuqishme të globit.

Japonia ka rënë nga froni dhe një tjetër shtet ka marrë vendin e parë për pasaportën më të fuqishme në planet. Singapori është shteti, qytetarët e të cilit mund të lëvizin lirshëm, pa patur nevojën e një vize në 192 shtete të globit, nga 227 gjithsej.

Në vend të dytë renditet Gjermania, me 190 shtete, e pasuar nga Italia dhe Spanja qytetarët e të cilëve mund të lëvizin po ashtu në 190 shtete të ndryshme.

Shqipëria pozicionohet në vendin e 48, ku qytetarët mund të udhëtojnë pa vizë në 117 shtete. Më poshtë në renditje, në vendin e 94 ndodhet Kosova, qytetarët e të cilës mund të lëvizin në 48 vende të globit.

Renditja globale e pasaportave për vitin 2023 u krye mbi të dhënat e Autoritetit Ndërkombëtar të Transportit Ajror, ose IATA, e cila rendit pasaportat botërore bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë qasje pa patur nevojën e një vize.

Share This Article